Bunk’Art 1 është sot për sot një prej muzeve kryesorë të Shqipërisë dhe që prej inagurimit të tij në Nëntor të 2014, është rritur e ka vazhduar të promovojë vlerën ë tij të jashtëzakonshme arsimore. Duke zgjedhur vizitën virtale të Bunk’Art 1, mund të zhytesh 360 në historinë që rrëfen fazat themelore dhe delicate të rritjes së vendit. Specifikisht:
- Shqipëria nën pushtimin italo-fashist (1939-1943)
- Diplomacia gjatë luftës (1941-1945)
- Shqipëria gjatë pushtimit gjerman (1943 – 1944)
- Periudha pas-luftës midis shpresave dhe zhgënjimeve (1945-1947)
- Shqipëria pas Çlirimit (1945-1990)
Gjatë lundrimit tuaj, do të haseni më pothuajse 1000 përmbajtje multimediale duke përfshirë audio, tekste, video, imazhe që fokusojnë çdo element në detaj. Ky bunker përbëhet, në fakt, nga një numër i madh dhomash me objekte historike, arti dhe instalacione muzeale. Është vizita juaj, përveçse informuese, mund të jetë dhe argëtuese. Zbuloni si dhe përse!
Si funksionon?
- Zgjidhni produktin dhe shtojeni në shportë
- Kryeni pagesën dhe sigurohuni që të keni futur adresën e saktë të emailit
- Përmes emailit do t’iu mbërrijë link-u i aksesit të tour-it virtual dhe të dhënat për të hyrë në lundrim
- Sigurojuni që të keni dhënë adresën e saktë të shtëpisë tuaj: falë saj do të merrni syzet VR të Bunk’Art për eksperiencën tënde gjithpërfshirëse
Mund të t’ju interesojë…