HYNI NË HISTORINË E BUNK’ART NËPËRMJET MJETEVE TË SË ARDHMES
Si lindi dhe si është transformuar me kalimin e kohës ushtria komuniste shqiptare? Si e përballonte popullata jetën e përditshme gjatë pushtimit dhe pas çlirimit? Këtyre pyetjeve u përgjigjen ekspozitat historiko-artistike të Bunk’Art 1, të inaguruara në Nëntor 2014, i cili që prej atëherë është kthyer në një qëndër muzeale me rëndësi të jashtëzakonshme brenda dhe jashtë vendit.
Bunkeri që tregon historinë e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë nga viti 1912 deri në vitin 1991 dhe zbulon sekretet e Sigurimit, policisë politike që regjimi komunist i Enver Hoxhës përdori për të mbajtur nën kontroll popullsinë dhe për të përndjekur armiqtë. Një udhëtim edukativ dhe përfshirës që mban gjallë kujtimin e së kaluarës pëmes kërkimeve e dëshmive, më së fundi të arritshme për të gjithë.
ZHYTUNI 360
NË ATMOSFERËN TËRHEQËSE
TË BUNK’ART
Historia jonë është e ardhmja jonë, kjo është arsyeja përse ne promovojmë përdorimin e teknologjive inovative me qëllim përforcimin e kujtimeve, emocioneve dhe mësimeve të nxjerra nga çdo përvojë e përjetuar. Falë syzeve tona VR te Realitetit Virtual ju mund të eksploroni mjediset e bunkerit në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të ndërveproni me përmbajtjet e shumta multimediale të cilat ju lejonë të zbuloni detaje dhe histori të pabotuara më parë.
Duke zgjedhur të blini shikimin e tour-it së bashku me syzet VR, do të mund të keni gjithnjë një paisje për t’u përdorur në projekte me karakteristika të ngjashme.
Fusni telefonin tuaj brenda Cardboard-it dhe përjetoni këtë histori të veçantë si të ishin protagonist i saj!
- Lundrim gjithëpërfshirës dhe ndërveprues VR
- Mbi 2000 përmbajtje të thelluara duke përfshirë tekse, audio, video dhe foto
- Itenerare të papublikuara në një hapësirë totale mbi 3000 metra katrorë
- Guida turistike virtuale
- Gaming
VIZITA VIRTUALE QË SHTON VLERËN E VIZITËS SUAJ REALE
PANORAMIKE
Foto 360 me rezolucion të lartë, të ndërthurura për një prespektivë të plotë
INFORMACIONE TË MËTEJSHME
Çdo dhomë, me të gjitha detajet e saj, përshkruhet mes teksteve, audiove, fotove dhe videove
GALERIA
Foto profesionale që tregojnë dhe çfarë ruhet në e dosjet e sigurisë
GUIDA TURISTIKE
Një zë që ju shoqëron në çdo hap dhe mbështet lundrimin tuaj me informacione të dobishme
SYZET VR TË GJENERATËS SË FUNDIT
Një tour i shikueshëm nëpërmjet syzeve VR si Quest 2, HTC Vive dhe Cardboard-it
FUNKSIONET
QË
BËJNË
DIFERENCËN
GUIDA TURISTIKE VIRTUALE
Një asistent që të shoqëron gjatë rrugës si një guidë e vëtetë virtuale artistike. I arritshëm gjithashtu përmes Qr-Code, udhëzuesi ndjek hapat tuaj dhe ilustron shkurtimisht atë që po shikoni në moment ose atë çfarë do të shihni në vijim.
GAMING
Një mënyrë për ta bërë udhëtimin tuaj në bunker dhe në të kaluarën më gjallërues! Hapësirat virtuale fshehin pika të papritura interesi që ju mund të argëtoheni duke i identifikuar për të marrë zbritje speciale, pajisje ose një nga përfitimet e ofruara nga projekti ynë.
PROJEKTI BUNK’ART NË TEKNOLOGJINË TOURMAKE
Nga takimi mes Bunk’Art dhe Tourmake vjen mundësia e jashtëzakonshme për të virtualizuar mjediset e bunkerëve të përdorur si hapësira muzeale për t’i bërë ato të përdorshme kurdoherë, nga çdo pajisje, për çdo qëllim. Tourmake është teknologjia zyrtare e Google Arts & Culture të Komunitetit Evropian në kuadër të projektit të hartës VR Interreg. IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi.
Nëpërmjet krijimit të tour-eve virtuale të personalizuar të Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, me definicion të lartë dhe plot përmbajtje ekskluzive, ne ofrojmë një itinerar interaktiv shumë besnik ndaj realitetit, i cili rrit qëllimin e tij edukativ dhe mbështet organizimin e tij përmes një aksesi me pagesë, i cili është padyshim i volitshëm. Për më tepër, vizita virtuale është emocionuese dhe gjithashtu të çon drejt zbulimit të detajeve që nuk shihen drejpësëdrejti në vend!
NJOHJA E HISTORISË MUND TË JETË ARGËTUESE
Nëse punoni në fushën e arsimit, ky projekt mund t’ju ndihmojë të promovoni mënyra të reja të mësimdhënies dhe të nxënit. Në fakt, për shkollat ne ofrojmë pajisje të personalizuara dhe syzet VR me akses në vizitat virtuale, për të përmbushur eksperiencën e vizitës fizike ose për të lehtësuar vizitat në distancë duke ulur kostot dhe kohën.
BESON DHE TI NË VLERËN E KËTIJ PROJEKTI?
LE TA PËRHAPIM!
Nëse punoni në fushën e printimit dhe të botimit, mund të mësoni më shumë rreth karakteristikave të projektit tonë dhe të provoni paraprakisht të gjitha avantazhet e tij duke kërkuar Press Kit-in tonë. Një mjet i dobishëm për t’u njohur personalisht me përvojën virtuale të Bunk’Art, duke e jetuar në mënyrë interaktive për të zbritur mes detajeve të çdo faze historike dhe ndoshta duke e rishikuar atë në mëyrë që ta shpërndani atë.