I inaguruar në vitin 2016 në qendër të Tiranës, tuneli i Ministrisë së Brendshme u ndërtua midis viteve 1981 – 1986, dhe konsideohet si një nga ‘veprat madhore’ të fundit të regjimit komunist si pjesë e projektit të bunkerizimit, i cili nisi në fillim të viteve 70.
Ky bunker i koduer ‘Objekti Shtylla’, përbëhet nga 24 dhoma, një apartament privat për Ministrin e Brendshëm dhe një dhomë e madhe e projektuar fillimisht për të qenë qender telekomunikacioni. Në itinerarin virtual rindërtohen fazat më të rëndësishme të kësaj periudhe historike në 360:
- Xhandarmëria nga Pavarësia deri në Luftën e Dytë Botërore ( 1912-1939)
- Forcat e policisë nga pushtimi fashist deri në Çlirimin(1939-1944)
- Policia dhe ‘Sigurimi’ në kohën e regjimit diktatorial (1944-1991)
Vizita virtuale e Bunk’Art 2 përfshin mbi 600 përmbajtje multimediale dhe bën homazh për viktimat e komunizmit duke edukuar mbi drejtësine, lirinë dhe përkushtimin qytetar.